Berisha Banden, Abgeordnete, Ex-Polizei Präsidenten wie Aleks Ndoj, Isuf Cela, brennen Wahl Lokale, Schulen ab

 
Super Skandal einer kriminellen Aussenpolitik der EU, von Berlin seit langem und auch der Amerikaner bis ca. 2005. 12 Verhaftungen gab es von Berisha, Lulzim Basha Banden, darunter gut bekannte Verbrecher Clans, wie auch Hajdari, Bardh Spahia, Isuf Cela, Cekaj, Gjoni, Ndoj.
Alle bekannten Parteien, lassen sich von Verbrechern finanzieren, sind mit Ihnen identisch.
siehe

 

 

Das Spektakel der Albaner Mafia mit Ilir Meta, Edi Rama, Berisha und Lulzim Basha geht in Fortsetzung in Tirana

Erst brennen die Banden Maut Stellen ab, kamen in 1998 sogar mit gestohlenen Panzern und Panzerfäusten, jetzt zerstören die Banden Schulen und Wahllokale, wo es noch 1997 alle Institutionen waren, Fabriken, die geplündert wurde und Waffenlager. Die Beutezug Kultur der Albaner, geschaffen von dummen und korrupten NATO Gestalten von Berlin, bis Washinton.
Festgenommen in der Schweiz, die Rapperin „Loredana Zef“, Mitglied in der Deutschen Politik mit Ramuz Haradinaj, bis zu dem Rapper „Stressi“
Chef eine Heroin Drogen Ringes, mit seinem Sohn, der Berisha, höchste Polizei Direktor aus Tropoje, macht nun aktiv bei der Randale wieder mit: Es fehlt die Berisha Familie und Schläger Brecani.

Isuf Cela
Isuf Cela, höchster Polizei Direktor aus Tropoje unter Berisha, mit eigenem Heroin Import aus der Türkei und Verteil Netzwerke über seinen Sohn

 

Der Sohn eines Dumm DP Berisha Ex-Abgeordneten; Arkimed Lushaj, bekannt als „Stressi“ wurde endlich verhaftet

Wo ist die Verbrecher Bande, aus Tropoje, von „stressi“ dem Sohn des Berisha Mannes: Arkimed Lushaj, der ja bei der Randale bei der Plünderung und Zerstörung der Maut Stellen, bei Kukes, in Tirana auch mit Molotov Cocktails dabei war! Ähnliches Foto

12 të arrestuar, 20 të shpallur në kërkim, 29 të shoqëruar në Polici dhe 7 të hetuar në gjendje të lirë. Është ky bilanci i përfundimtar i Policisë së Shtetit, pas sulmeve që u regjistruan në 14 KZAZ-të e vendit të martën në mbrëmje dhe të mërkurën. Mes këtyre personave janë punonjës të Bashkisë, të policisë Bashkiake dhe ish-deputetë të opozitës.

5 të arrestuar janë për incidentin në Shkodër, në KZAZ numër 3 në shkollën „Shejnaze Juka“, ku militantët i vunë flakën klasës që shërbente si KZAZ. Mbrëmjen e së mërkurës arrestua teksa shkonte në emision ‚live‘, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia. Në pranga ranë 5 punonjës të Bashkisë. Mes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër, njofton policia.

Në Tropojë u arrestuan 7 persona, ku u sulmua KZAZ në ambientet e Muzeut, duke thyer xhamat dhe prishur materialet zgjedhore. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë 5 persona të tjerë, mes tyre Isuf Çelaj, ish-deputet i PD-së; Besnik Dushaj Kryetar i Bashkisë; Fatos Buçpapaj Kryetar i Njësisë Administrative Bujan, Gëzim Gjoni Kryetar i Njësisë Administrative Fierzë dhe Azgan Haklaj, si dhe janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë

Për sulmet në Kamëz,janë shoqëruar 15 persona. Për incidentet në Burrel u shoqërua dhe më pas lirua ish-deputetja Dhurata Çupi, si dhe kryetarja e FRPD në Mat, Denisa Llapa, por jo arrestime. Në Shkodër, drejtori i Policisë së Qarkut Niko Brahimaj, thërriti sot në një takim zyrtarë të Bashkisë dhe PD-së në Shkodër, ku për herë të parë në një deklaratë për mediat, PD u distancua nga dhuna.

Edhe sot, kryebashkiakët e PD-së dhe LSI-së nxorrën në terren zyrtarët e bashkive dhe punonjësit e policisë Bashkiake ku u përplasën me policinë e rendit që ruante KZAZ-të.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:57

Ndalimi i Bardh Spahisë, militantët e PD-së protestë te Drejtoria e Policisë

Pas ndalimit të ish-deputetit Bardh Spahia, militantë të PD-së janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku pritet të zhvillohet një protestë. Të pranishëm janë Klevis Balliu, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri dhe disa funksionarë të tjerë të PD-së
Ora 22:17

Ish-deputeti i PD-së ndalohet ‚live‘ teksa shkonte në emision (VIDEO)

Ish-deputeti Bardh Spahia është ndaluar nga policia, teksa ishte në një komunikim live në emisionin „Open‘ të Eni Vasilit. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia, për ngjarjet e regjistruara mbrëmjen e së martën në KZAZ nr. 3 në qytetin e Shkodrës, ku iu vu flaka shkollës ‚Shejnaze Juka‘.
Bardh Spahia: Okay, Eni më kërkojnë që të më shoqërojnë drejt ambienteve të Drejtorisë së Policisë
Eni Vasili: Në Tiranë?
Bardh Spahia: Eni po më kërkojnë që të fikë celularin, por më marrin celularin nga dora, me metoda jo normale, jo qytetare
Spahia-Policit: Kujdes, mos më prek
Ora 21:34

Policia bën bilancin: U sulmuan 14 KZAZ, 12 të arrestuar mes tyre 3 policë bashkiakë, 20 në kërkim (EMRAT)

Policia e Shtetit jep informacion rreth tensioneve gjatë ditës së sotme ku janë sulmuar 14 KZAZ nga administrata e bashkive të djathta në vend duke u konfrontuar me dhunë me policinë. Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 12 persona, 20 të tjerë janë shpallur në kërim dhe janë shoqëruar 29 persona. Mes të arrestuarve janë edhe 3 policë të Policisë Bashkiake.Njoftimi i plote i Policise:Sulmet ndaj KZAZ, 12 të arrestuar, 20 shtetas janë shpallur në kërkim, 29 janë shoqëruar në Polici dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.Në 24 orët e fundit, të paktën 14 KZAZ janë bërë objekt i sulmeve dhe dëmtimit, udhëhequr kryesisht nga subjektet politike opozitare, e shpesh në krye të sulmeve për fat të keq janë evidentuar edhe funksionarë të bashkive, ish-deputetë dhe punonjës të policive të tyre bashkiake.

Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.

Aktet më të rënda janë regjistruar në KZAZ në Bashkinë Shkodër, ku disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin  kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka” dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle.

Gjithashtu ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të vendosur për të garantuar mos-prekjen e materiale zgjedhore.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka dokumentuar përmes identifikimit me anë të pamjeve filmike dhe fotografike, autorët të dyshuar si të implikuar në këto akte anti ligjore.

Kështu Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë 5 persona, konkretisht:

  • Gentian Bytyqi – polic i bashkisë Shkodër
  • Alfred Nikolli- polic i bashkisë Shkodër
  • Adi Garuci – specialist i bujqësisë, bashkia Shkodër
  • Aleks Ndoj – polic i bashkisë
  • Orlando Thepi

Mes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër. Ndërkohë 2 shtetas të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Në lidhje  me dëmtimin e materialeve zgjedhore në KZAZ e Bashkisë Tropojë,  tek Muzeu Historik, janë arrestuar në flagrancë 7 persona, konkretisht;

 

  • Ilir Margjekaj, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.
  • Haxhi Gjidia, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.
  • Bledar Pepkolaj,
  • Arjan Gabraj,
  • Ndricim Ndrepepaj,
  • Amarildo Gecaj,
  • Armando Gecaj.

Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Ata janë:

  • Isuf Çelaj, ish-deputet i partisë demokratike.
  • Besnik Dushaj, Kryetar i Bashkisë, Tropojë.
  • Fatos Buçpapaj, Kryetar i Njësisë Administrative Bujan.
  • Gëzim Gjoni, Kryetar i Njësisë Administrative Fierzë.
  • Azgan Haklaj

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Pas sulmit dhe tentativës për të dëmtuar materialet zgjedhore në KZAZ në Kamzë janë shoqëruar 15 persona dhe po kryhen veprime hetimore ndaj tyre.

Ndërsa Policia e Dibrës ka shoqëruar 14 shtetas pas sulmeve në dy KZAZ në Burrel dhe Klos, ku janë dëmtuar e djegur materiale zgjedhore.

Policia e Shtetit mbetet tërësisht e angazhuar dhe në krye të detyrës në përgjegjësinë për mbrojtjen dhe garantimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit, e ka detyrë ligjore garantimin dhe mbarëvajtjen e të gjithë procesit zgjedhor, para, gjatë dhe pas përfundimit të procesit, dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit është e detyruar të marrë masa në zbatim të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Askush nuk mund t’i fshihet përballjes me ligjin dhe për këdo që e shkel atë, janë kryer dhe do të kryhen edhe në vijim të gjitha veprimet procedurale ligjore për ndëshkimin sipas parashikimeve të Kodit Penal.

Ora 15:12

Sulmi mbi KZAZ-të, shoqërohet për rreth 1 orë në polici ish-deputetja Dhurata Çupi

Shoqërimi i Dhurata Çupit dhe kryetares së FRPD-së

Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi është shoqëruar në komisariatin e policisë bashkë me kryetaren e forumit rinor të kësaj partie, Denisa Llata pas sulmeve të militantëve sot mbi KZAZ-të.  Ato kanë qendruar në ambientet e Komisariatit për rreth një orë dhe më pas janë lënë të lira. Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi u shoqërua rreth orës 15:00. E kontaktuar më herët nga Report Tv, Dhurata Çupi u shpreh se ndodhej në Komisariat, por nuk i ishte komunikuar asgjë.

„Jam në komisariat, bashkë me kryetaren e forumit, por nuk më kanë komunikuar asgjë“, u shpreh më herët ajo.

Ora 14:21

PD Shkodër distancohet nga dhuna, ish-deputeti: S’ka urdhër për ndalimin e Bardh Spahisë

Pas arrestimit të punonjësve të bashkisë së Shkodrës dhe militantëve për zjarrin që i vendosën dje KZAZ-së nr. 3, ish-deputetët e PD-së janë thirrur në një takim në drejtorinë e policisë nga kreu i këtij institucioni Niko Brahimaj.Report Tv mëson se në takim është diskutuar me tone të qeta, për të shmangur konfliktet dhe përplasjet. Në përfundim të takimit, ku ishin ish-deputetët Gurakuqi, Ulqinaku dhe Lorenc Luka, kryetari i PD-së në Shkodër, Amulli u distancua nga dhuna, ndërsa kishte një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.“I kërkuam drejtorit të mos bëjë ndalime politike. Distancohemi nga dhuna. Rama mos të mendojë të vijë nesër në Shkodër se do përballet me protesta nga me të ndryshmet“ deklaroi ai. Ndërsa Romeo Gurakuqi mohoi që të kishte një urdhër për arrestimin e ish-deputetit Bardh Spahia.“Nuk ka urdhër ndalimi për ish deputetin Spahia. Duhet të respektohet autonomia vendore“ deklaroi ai. Ndërkohë që gjatë momentit që ish-deputetët ishin në komisariat, jashtë ambienteve kishte edhe shumë militantë të PD-së që kërkonin lirimin e të arrestuarve.

Ora 12:18

PD-ja i vendosi flakën KZAZ-së në Shkodër, shpallet në kërkim ish-deputeti Bardh Spahia


Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia është shpallur në kërkim pas sulmit të KZAZ-së mbrëmë në Shkodër, e cila është vendosur në shkollën ‚Shejnaze Juka‘. Militantët e PD i vunë flakën godinës mbrëmë duke përdorur benzinë. Bashkë me ta ishte edhe ish-deputeti Bardh Spahia. Ata u konfrontuan me punonjësit e policisë dhe zjarrfikëset duke mos lejuar edhe ndërhyrjen e tyre.
Ora 11:20

12 të arrestuar dhe 20 në kërkim pas sulmeve të KZAZ-ve në Shkodër dhe Tropojë


Deri tani 12 persona janë arrestuar pas sulmit të KZAZ-ve në Tropojë dhe flakës që i vendosën një KZAZ-je në shkollë në qytetin e Shkodrës.Tre punonjës të bashkisë dhe dy militantë të PD-së janë arrestuar gjatë natës në Shkodër pas incidenteve në shkollën ‚Shejnaze Juka‘, ku është vendosur KZAZ-ja nr.3,që u sulmua nga militantët e opozitës, të cilët i vendosën flakën godinës duke përdorur benzinë. Të arrestuarit janë Gentian Bytyqi dhe Alfred Nikolli, dy policë të bashkisë, specialisti i bujqësisë Adi Garuci dhe Aleks Ndoj me O. Th. 17 vjeç, militantë të PD-së.Pesë personat janë arrestuar mbrëmë gjatë natës pas evidentimit të pamjeve nga ekspertët e policisë. Për Shkodrën janë shpallur në kërkim 14 persona dhe janë proceduar 2 në gjendje të lirë.Ndërsa në Tropojë u arrestuan 7 persona, 6 janë shpallur në kërkim dhe 5 po hetohen në gjendje të lirë.