Dumm Geschnatter zum Thema, von Gent Ibrahimi, der genauso wenig kapiert wie Angela Merkel
KA NISUR DETYRËN, VETËM ME 300 m2 TOKË NË SHUPENZË TË DIBRËS, DHURUAR NGA GJYSHI/ Pas afro 1 viti shtyrje të qëllimshme të “Veting”-ut, me ndërhyrje të Arta Markut dhe të afërmit të saj Ulsi Manja, prokurorja bijë dibrane Anita Jella, kandiate për SPAK; do ulet në tavolinën e rrëfimit, ose mohimit të “mëkateve” korruptive, lidhjeve me krimin e padrejtësive pasurore dhe jetësore, të shkaktuara me vendimet e saj, ndaj shumë personave, familjeve, biznesve e institucioneve në 18 vite punë
Ditën e premte, në tavolinën para dy institucioneve KPK dhe ONM që bëjnë “Veting”-un në drejtësi; do të ulet mikesha dhe vartësja e dyshes Marku-Prela; krye-prokurorja e qarkut bregdetar të Durrësit, Anita Jella; bashkëshorte e Erjon Shqarrit, prokuror i qarkut bregdetar të Vlorës, ri-emëruar atje, në datën 27 shtator 2019, me propozim e vlerësim “Shkëlqyer” të Arta Markut; dhe me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kjo zyrtare e lartë e prokurorisë të qarkut me 45% të trafiqeve, korrupsionit e krimit total në Shqipëri; është prej 18 vitesh, prokurore në Librazhd, Elbasan e Durrës; një vit Zv/prokurore e Durrësit dhe prej 16 muajsh; shefe e kësaj prokurorie si “trashëgimtare punësh të pista”, caktuar nga paraardhësja Donika Prela.
Do ta vërtetojnë KPK e ONM-SHBA (ndoshta dhe Kolegji Apelimit); nëse ish-kolegu i saj prokuror e gjyqtar në Elbasan, Shkëlqim Ganaj i ILDKP, i ka verifikuar apo jo saktësisht pasuritë e kryeprokures së Durrësit Anita Jella.
Sa për saktësim, sipas deklaratës pasurore të datës 31.12.2013, prokurorja Anita Jella, ka patur vetëm pagën mujore dhe 330 m2 tokë bujqësore në fshatin Shupenzë të Dibrës, dhuruar nga gjysh Hazizi; ndërsa tani rezulton me apartamente e suita në mes të Durrësit etj., ndërkohë që bashkëshorti prokuror, deklaron vetëm pasuritë e saj.
Përveç pasurive, që janë venë nëpërmjet borderosë së punës, apo “biznesit” me dosjet hetimore; verifikohen dhe dosje, bilanci i të cilave; ballafaquar me denoncimet e shumta, që kanë kanë ardhur dhe në redaksinë “PAMFLETI” e në KPK-ONM-në e “Veting”-ut; zbulon se kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella, nuk e ka ndëshkuar krimin e korrupsionin, por e ka mbrotjur, pastruar e shpëtuar atë nga prangat.
Sot po publikojmë fakte, nga zbatimi i detyrës, si prokurore që ka hetuar dosje të rënda krimesh të çdo lloji e dosje korrupsioni zyrtarësh të lartë, me lidhje krimi e familjare me kupolën e politikës
Ja 17 fakte, që duhen marrë parasysh nga KPK dhe ONM-SHBA, për “Veting”-un e krye-prokurores së Durrësit, Anita Jella
- Mbylli dosjen e Dash Mehmetit, N/drejtor i Hekurullës Shqiptare; nuk kërkonte arrestimin e tij, megjithsë e kishte shpallur në kërkim dhe ai vazhdonte firmoste tendera, emërime e mes tyre dhe borderonë e punonjësve, ku punojnë edhe 3 familjarë të prokurores Anita Jella.
- Me vendimin e saj, zhbllokoi pallatin tek “Ura i Dajlanit”, ndërtuar 6 metër pranë paretit anësor të autostradës, megjithëse ishte bllokuar për sekuestro e shkatërrim, nga kolegia e saj Ornela Rrumbullaku; faktuar dhe nga Drejtori i Urbanistikës Bashkia-Durrës, Adhurim Qehajai, pjesë e pazarit.
- Mbylli dosjen e korrupsion-falsifikimeve të Drejtorit të ALUIZNI-Durrës, Arben Isaku, shpallur në kërkim dhe fshirë padia penale; duke ia hequr dosjen prokurorit Sokol Nishani e dhënë pa short, prokuror- sekserit të saj Ndriçim Troplini, i cili e nxori të pastër e në liri.
- Ka bërë lojëra pro-krimit, me dosjen e ish-drejtorit LSI-st të ALUIZNI-Durrës, Flamur Gjuzi, shpallur 3 herë në kërkim, por i pa arrestuar asnjëherë, mbasi arratisej me njoftim paraprak të Anita Jellës, e cila e shpallte gjoja në kërkim. Tentoi, që dosjen “Gjuzi”, t’ia jepte pazarxhi-prokurorit Afrim Shehu, për ta pastruar e mbyllur me pafajësi, por nuk mundi, mbasi prokurori i çështjes debatoi dhe e ndaloi këtë pazar, që kishte si shpërblim 8 apartamente e troje dhuratë nga Flamur Gjuzi, të cilit, së bashku me Donika Prelën, i kanë zhdukur dosjen penale të datës 28 mars 2018.
- Aktualisht, Anta Jella, banon në një “apartament suitë” tek pallati i Sportit-Durrës, me vlerë 130 mijë euro, që deklaron se e ka blerë me kursimet nga paga mujore.
- Bashkëshorti Erjon Shqarri, me detyrë OPGJ e prokuror në Kavajë, Elbasan e Tropojë dhe prej disa vitesh në Vlorë dhe Tiranë e prej 1 jave përsëri në Vlorë; rezulton i kapur shpesh me përgjime, si shitës dhe shkatërrues dosjesh krimi, trafiqesh e korrupsioni.
- Pushoi hetimet për djegien e Arkivës, dosjet Ekonomike-Financare të Bashkisë Durrës, ndodhur në datën 6 korrik 2019.
- Pushoi hetimin, për auditimin e KLSH në Bashkinë-Durrës, ku bëhej fjalë, për abuzimet me vlerë 11 milionë euro taksa, buxhet, tendera, qira objektesh, shitje pasurore, të ardhura legalizimesh e lejesh ndërtimi, bërë nga motra e Vangjush Dakos; Valbona Qirjako, 11 vjet Drejtore e Financa-Pronash në Bashki.
- Bashkë më Donika Prelën, Arta Markun, Ndriçim Troplinin e Afrim Shehun, inskenoi grabitjen 2 herë të dosjeve “VIP” të Prokurorisë Durrës; 1 herë duke sulmuar postierin dhe 1 herë, duke shqyer zyrat natën; dmth., vetëm zyrat ku ishin dosjet që duheshin zhdukur e ishin lënë gati mbi tavolinë.
- Bashkë me Donika Prelën, solli vërdallë dosjen e hetimit për 613 kilogramë kokainë të muajit shkurt 2018 “ARBËR ÇEKAJ”, të kapura në Maminas, duke e vonuar me “gjoja kompetenca” e duke zhdukur prova.
- Nxorri të pastër, dosjen për kamionin me 8 ton kanabis, të transportuar me letra të agjencinë doganare “Ujori” të gruas së Qazim Sejdinit.
- Në pazar me Vangjush Dakon dhe gjyqtarin Arben Vrioni, firmosi me “Ok”, dosjen e lirimit nga burgu të Lulzim Berishës.
- Ka firmosur pushimin e çështjes “Trualli Hotel Vollga”, dosje ku ishin të përfshirë dhe dy drejtorë hipotekash.
- Ka formosur me “Ok”, pastrimin e dosjes, për tjetërsimin e 300 ha toka e plazh në bregun e Ishmit, çështje për të cilën janë arrestuar 4 persona, mes të cilëve Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës-Ishëm.
- Vonoi e pushoi çështjen e dosjes, për lejet e paligjshme brenda zonës së mbrojtur në Durrës, dhënë nga Drejtori i Planifikimit e Zhvillimit të Territorit, Bashkia Durrës.
- Nuk filloi hetimin, për dosjen e zyrtarëve të Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë Durrës, me lejimin e ndërtieve pa leje në troje e hapësira publike.
- Ka bërë lojëra, deri në pushim të çështjes dhe asgjësim të provave, bashkë me prokuruët Edmond Kaloshi e Ndriçim Troplini; lidhur me Kallëzimin Penal nr 1149, kundër gjyqtares Zegjine Sollaku; bërë nga shtetasja Natasha Petrela, për falsifikim dosjesh. Kaq për sot./Pamfleti

Justiz in Albanien ist Null, die IRZ Stiftung, die Deutschen Banden waren da
LikeLike