186 Haft Strafe, für das Deutsche, Albanische Drogen Kartell, des Hekuran-, Admir Hoxha, Deutsche Politiker, Diplomaten und die Drogen Kartelle mit Hekuran-, Admir Hoxha, Saimir Gjepali, Altin Avdyli

Unter den Verurteilten befinden sich der Bruder des ehemaligen sozialistischen Abgeordneten Arben Ndoka, Gjevi Ndoka, der zu 8,8 Jahren verurteilt wurde, und Roni von Shijak, Hekuran Hoxha, der zu 10 Jahren und 8 Monaten Gefängnis verurteilt wurde. Unterdessen wurden Mitglieder der Avdylaj-Gruppe aus Shijak, Altin Avdylaj und Shkëlqim Avdylaj zu 6,8 Jahren bzw. 4,8 Jahren Gefängnis verurteilt. Admir Hoxha, der immer noch auf der Flucht ist, wurde ebenfalls zu 12 Jahren Gefängnis verurteilt.

Alles ist gut, Botschafter, Politiker der USA; Berlin treffen sich mit der Prominenz der Kriminellen, den Drogen Baronen

Arben Ndoka und der US Botschafter Donald Lu

27 Verhaftungen rund um das Heroin Labor, Vertrieb der Deutschen Botschaft, mit Hekuran Hoxha Partner und der Shiak Mafia

Das Mafia Hotel „ADOR“ am Flugplatz von „Ronni“ Hoxha – Edi Rama und Vangjush Dako Financier wurde nun beschlagnahmt

186 vite burg për 17 të pandehurit e dosjes 339/3, GJKKO iu konfiskon pasuri në vlerë 5 mln euro…nga resorti në Rinas te makinat luksoze

TIRANËNjë ditë pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 186 vite burg 17 të pandehurit për dosjen 339/3 të laboratorit të drogës në Has, Report Tv mëson se është vendosur edhe konfiskimi i pasurive të tyre. Ndërkohë, ia vlen të theksohet se GJKKO ka aplikuar për herë të parë dënimin për pastrim parash, për Admir Hoxhën, Hekuran Hoxhën  dhe Shkëlqim Avdylin, pas kërkesës së SPAK.

Kjo pasuri kap vlerën e rreth 5 mln euro dhe do t’i kalojë në favor të shtetit. Bëhet fjalë për një resort 4 katësh në Rinas, truall ndërtimi dhe automjete luksoze. Më konkretisht i është konfiskuar resorti „Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë, në pronësi të Admir Hoxhës. Gjithashtu Hoxhës i është bllokuar edhe automjeti tip Audi me targë AA 485 SN.

LEXO EDHE:
Dosja 339/3, GJKKO dënon me mbi 125 vite burg 17 të pandehurit për laboratorin e heroinës në Has! Vëllai i ish-deputetit të PS-së dënohet me 8.8 vite

1612288759_resporti.JPG
Resorti i konfiskuar në pronësi të Admir Hoxhës

Pasuritë e Admir Hoxhës dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal. Sipas prokurorisë Admir Hoxha së bashku me kushëririn e tij Hekuran Hoxha (lexo këtu) janë dy drejtuesit e grupit kriminal, dhe personat përgjegjës që kishin organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë, që më pas përpunohej në laboratorin e Hasit që u zbulua në 19 tetor të vitit të kaluar (lexo këtu). Sasia e drogës, ishte fshehur në një shtëpi në një nga fshatrat e Hasit, dhe prej këndej po planifikohej të transportohej në Durrës, më pas në Itali. Admir Hoxha, që njihet si ideatori i krijimit të laboratorit të zbuluar në Brenog të Hasit bashkëpunonte me grupin e Avdylajve të Shijakut, por edhe të tjerë në Lezhë, Fier dhe Sarandë.

Mes të dënuarve janë vëllai ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Gjevi Ndoka i cili u dënua me 8.8 vite dhe Ronin e Shijakut, Hekuran Hoxhën ndaj të cilit u vendos 10 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë janë dënuar dhe pjesëtarë të grupit Avdylaj të Shijakut, Altin Avdylaj dhe Shkëlqim Avdylaj me nga 6.8 vite dhe 4.8 vite burg. Me 12 vite burg është dënuar dhe Admir Hoxha i cili tashmë ndodhet ende në arrati.

Pasuritë e konfiskuara
-Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
-Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Dënimet e GJKKO
Gjevi Ndoka me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Esat Mehmeti me 10 (dhjetë) vjet burgim
Petrit Sulejmani me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Saimir Sulejmani me 8 (tetë) vjet burgim
Altin Avdyli me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Hajri Seferi me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Orges Jahelezi me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Mario (alias Edinjo) Zeqiri me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Elton Shehaj me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Ardit Gjyriqi me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Admir Hoxha me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim
Hekuran Hoxha me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Xhevit Shuti me 8 (tetë) vjet burgim
Flamur Çelaj me 8 (tetë) vjet burgim
Vehbi Berushi me 8 (tetë) vjet burgim
Shkëlqim Avdyli me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Anila Shuti për një afat 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kohës së provës të mos kryejë asnjë vepër penale tjetër

Një nga pronat e konfiskuara Bar-Restorant, Hotel ‚ADOR‘

https://shqiptarja.com/lajm/125-vite-burg-per-17-te-pandehurit-e-dosjes-3393-gjkko-iu-sekuestrohen-pasuri-ne-vlere-5-mln-euro

Deutsche Politiker, Diplomaten und die Drogen Kartelle mit Hekuran Hoxha, Saimir Gjepali, Admir Hoxha

4 Gedanken zu „186 Haft Strafe, für das Deutsche, Albanische Drogen Kartell, des Hekuran-, Admir Hoxha, Deutsche Politiker, Diplomaten und die Drogen Kartelle mit Hekuran-, Admir Hoxha, Saimir Gjepali, Altin Avdyli“

  1. zu Lange Untersuchungshaft. Wie bei Hekuran Hoxha in 2008 die Banditen kommen frei

    Die Justiz hat eine skandalöse Entscheidung gefällt. Report Tv erfährt exklusiv, dass er zusammen mit 3 anderen Mitgliedern der Gruppe aus der Zelle Astrit Avdylaj („Kopf“) entlassen wurde. Grund ist die Verlängerung der Untersuchungshaft. Laut Gesetz sind 12 Monate Haft erforderlich, bis die Entscheidung ergangen ist, aber bis heute sind 14 Monate vergangen und die erstinstanzliche Entscheidung wurde für Astrit Avdylaj und die 3 anderen, gegen die im Rahmen des Volvo 4 ermittelt wurde, noch nicht erlassen Dateigruppe 339

    Ekskluzive/ Skandal në drejtësi, lirohet nga qelia ‚koka‘ e grupit të Avdylajve dhe 3 të hetuar në dosjen 339, shkak kalimi i afateve të paraburgimit

    Një vendim skandaloz është dhënë nga drejtësia. Report Tv mëson ekskluzivisht se është liruar nga qelia Astrit Avdylaj së bashku me 3 anëtarë të tjerë të grupit. Shkak është bërë kalimi i afateve të paraburgimit.
    Arsen Rusta
    26 Korrik, 22:33 | Përditesimi i fundit: 26 Korrik, 23:24

    [Rrit madhesinë e shkrimit] [Zvogëlo madhesinë e shkrimit]

    Një vendim skandaloz është dhënë nga drejtësia. Report Tv mëson ekskluzivisht se është liruar nga qelia Astrit Avdylaj (‚koka‘) së bashku me 3 anëtarë të tjerë të grupit. Shkak është bërë kalimi i afateve të paraburgimit. Sipas ligjit duhen 12 muaj paraburgim deri në dhënien e vendimit por deri më sot kanë kaluar 14 muaj dhe ende nuk është dhënë vendimi i shkallës së parë për Astrit Avdylajn e 3 te tjerët që janë hetuar si pjesë e grupit Volvo 4 të dosjes 339.

    Gjykata ka caktuar masen e sigurisë arrest shtëpie për të 3 me mbikëqyrje policore 24 ore tek dera. Kryesuese e trupës është Iirjana Olldashi ndërsa relatorë janë Sokol Pine dhe Erion Bani. Te pandehurit janë Astrit Avdyli, Jasin Kala, Fatos Llavdiu të tre të poceduar në kuadër të dosjes 339.
    LEXO EDHE:
    Shifra të larta me COVID në 24 orë, Meta: Pandemia jashtë kontrollit! Qeveria të mos bëj sehir, s’ka plan për nisjen e vaksinimit masiv

    Altin Avdyli u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has por dosja mbeti pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit. Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane. Grupi i Avdylajve, akuzohet për grup kriminal, moskallëzim krimi dhe trafik të lëndëve narkotike.

    https://shqiptarja.com/lajm/dosja-339-lirohet-nga-qelia-nicja-i-shijakut-dhe-3-anetare-te-tjere-te-grupit-volvo-4-shkak-kalimi-i-afateve-te-paraburgimit

    Like

Kommentare sind geschlossen.