der Ex-Generalstabschef: Bardhyl Kollcaku, verklagt den Präsidenten Ilir Meta, Olta Xharcka, auf Ruhestands Gelder und seine illegale Entlassung

Seit 25 Jahren, werden willkürlich hohe Offiziere entlassen, und mit der Entlassung des letzten Admirales: Kudret Cela, ging es Steil bergab, mit der Komiker Truppe, von Gangster Frauen dirigiert, was an Ursula von der Leyen und AKK erinnert. Die NATO ist zur Witz Figur verkommen, man kann es nicht mehr Militär nennen. Die Beförderrungs Richtlinien, wurden nur ca. von 2002 bis 2008 eingehalten, dann warf Fatmir Mediu, und Salih Berisha Alles erneut über Bord, und das Albanische Militär war fertig

Nund verklagt der ehemalige Generalstabs Chef, Bardhyl Kollcaku, den Präsidenten Ilir Meta und die Verteidigungs Ministerin: Olta Xhacka, eine reine Gangster Braut, wegen der Entlassung, auf Gehalt und das er seinen vorherigen Dienstrang erhält, für die Ruhestands Gehälter.

Empfang in Deutschland, für Super Gangster: Fatmir Mediu, Agron Duka

Profi Kriminelle, sind in Berlin: Dr. Franz-Josef Jung, heute Rheinmetall
Ekskluzive/ Bardhyl Kollçaku padit Metën e Xhaçkën, ish shefi i shtabit kërkon pagën dhe gradën në gjykatë

Forcat e armatosura përfundojnë në gjykatë në një padi të rrallë, ku ish shefi i shtabit Bardhyl Kollçaku kërkon të anuloj dekretin e presidentit dhe vendimet e ministres Olta Xhacka. Report Tv siguron ekskluzivisht padinë ku Kollçaku kërkon pagën e një muaji si shef shtabi pasi u shkarkua para afatit, rikthimin në detyrë pasi është në lirim dhe gradën Gjeneral Major, e pagën deri në emërimin si ushtarak aktiv. https://www.youtube.com/embed/pacRSr8cJII?rel=0&loop=1&showinfo=0&autoplay=1&mute=1 Arsen Rusta 
26 Shtator, 18:05 | Përditesimi i fundit: 26 Shtator, 18:18

Ky shtrëngim duarsh ndërmjet komandantit të forcave të armatosura Presidentit të Republikës dhe ushtarakut Bardhyl Kollçaku, i cili për tre vite mbajti postin e shefit të shtabit do të mbetet vetëm në arkiv.

Bardhyl Kollçaku i la vendin Bajram Begaj në një ceremoni zyrtare më 30 qershor, ndërsa nga ajo ditë ai s’ka patur asnjë dalje publike apo koment duke u rikthyer me një padi ndaj Presidentit dhe ministrisë së mbrojtjes.

LEXO EDHE:
Faktet që nxjerrin zbuluar hipokrizinë e Ilir Metës: Gjatë 4 vite qeverisje me Berishën, ministria e tij dha 441 leje HEC-esh

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se Bardhyl Kollçaku ka paditur në gjykatë Presidentin e Republikës dhe Ministren e Mbrojtës duke kërkuar që dekreti i lirimit të tij nga detyra një muaj para se ti mbaronte mandati të shfuqizohet.

Është kjo padia e ish shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ndaj Presidenti Ilir Meta dhe Ministrja Olta Xhacka të cilëve u kërkon të tërhiqen nga vendimet e marra.

Së pari ai kërkon të shfuqizohet dekreti i presidentit Meta që si ka dhënë atij gradën madhore Gjeneral Brigade.

Së dyti shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka nxjerrë atë në lirim. Përkatësisht “Shfuqizimin e Dekretit nr. 11571 date 29.7.2020 te Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për lirimin e Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.

Më tej Kollçaku kërkon që gradën madhore ta marrë nga gjykata pasi i është refuzuar nga institucionet. “Detyrimin e të paditurve, të nxjerrin aktet përkatëse për dhënien e gradës madhore „Gjeneral Major“ për paditësin dhe kthimin e tij në shërbimin aktiv në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë duke e emëruar paditësin në një funksion në përputhje me gradën „Gjeneral Major“;

Ndalur tek ana financiare ish numri një i forcave të armatosura kërkon që atij ti paguhet paga si shef shtabi për një muaj nga 29 korriku deri më 29 gusht, ditë në të cilën i mbaronte mandati.

Kjo nuk është fatura e vetme ekonomike që kërkon ushtaraku i lartë sot në lirim pasi ai kërkon që nga data 29 gusht kur i përfundonte ligjërisht mandati të paguhet me pagën sipas gradës Gjeneral Major deri në emërimin e tij në funksionin sipas gradës.

Kollçaku u bë shef shtabi gjatë periudhës kur ministër Mbrojtje ishte znj. Mimi Kodheli ndërsa la detyrën në periudhën e ministres Xhaçka të cilën tashmë e ka paditur edhe në gjykatë. D.P./r.k./Shqiptarja.com