Strassen Sperren, für Mafia Fahrzeuge im „Blok“ Bereich in Tirana, der Drogen und Prostitution Verteil Stelle der Prominenz

Ein Bulgarischer Mafiosi wurde festgenommen, Inhaber von einem Promi Club, der eine Täter Waffe für einen Mord von dem Mafiosi Ervin Matinaj, verschwinden lies. Morde, Schiessereien, Kokain, Drogen und die Zuhälterei sind dort beheimatet, was mit der Disco „Albania“ begann eines Schweizers und mit Sokol Kociu. Viele Kinder, der Mafia Bosse und Politiker haben dort Lokale, was auch ein Erpressungs Schema ist.

Redi Popescu Club Monopol

Spektakulärer Mord in Tirana rund um den Mafiosi: Ervin Matinaj und Spezial Kommando Offizier: Merviol Bilo im „Blok“

Ish-blloku në shtetrrethim, Policia bllokon rrugët që të largojë ‚të fortët‘ me makina luksoze

TIRANE – Ish-Blloku, zona më e frekuentuar nga të rinjtë gjatë fundjavës vendoset në shtetrrethim nga Policia. Që prej masakrës në lokalin „Monopol“ të Redi Popeskut, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën, policia ka bllokuar disa nga rrugët e ish-bllokut për të mos lejuar qarkullimin e makinave në këtë zonë, duke krijuar kaos në trafik.

Veç bllokimit të qytetarëve që zgjedhin të kalojnë aty, kjo situatë ka krijuar problem dhe panik tek banorët e zonës, pasi për të shkuar në banesat e tyre duhet të kalojnë trafikun e krijuar nga bllokimet dhe të kalojnë në rrugicat e tjera, madje në shumë raste edhe kundravajtje. Burime nga policia kanë pohuar për Report Tv se këto masa janë marrë për të shmangur problematikat e krijuara nga personat me precedent si dhe për të shmangur “parakalimin e makinave luksoze” që është bërë modë për “të fortët”.Por këto masa ekstreme dhe të palajmëruara për banorët e zonës kanë shkaktuar panik tek banorët për faktin se nuk e dinë nëse bllokimi bëhet pas ndonjë informacioni që policia mund të ketë, apo rrezikut që mund t’u kanoset. Ky vendim i Policisë, për bllokimin e të gjithë rrugës tregon edhe pamundësine e policisë për të ndaluar kontigjentin e rrezikshëm apo “të fortët” me makina luksoze dhe përballë pamundësisë, zgjedhin të bllokojnë të gjithë rrugën.

Edhe pasojat për biznesin në atë zone janë shumë të mëdha, pasi veç banorëve e “të fortëve” bllokohen edhe të gjithë qytetarët që zgjedhin të frekuentojnë apo kalojnë në atë zonë. Gjithashtu ky veprim duket se nuk ka kordinim me Bashkinë e Tiranës, minimalisht për të mos bllokuar rezidentët, të cilët mund të pajisen me një kart rezidenti dhe t’u lejohet kalimi nga ana e policisë. Përballë problematikave të shfaqura, ky vendim, veç kaosit në trafik dhe frikës tek banorët ka rikthyer edhe njëherë postblloqet në hyrje-daljet e ish-Bllokut, që dikur ishin vendosur për ruajtjen e kupolës së drejtuese, ndërsa sot janë vendosur për të mos lejuar “të fortët”.

http://shqiptarja.com/video/ishblloku-ne-shtetrrethim-policia-bllokon-rruget-qe-te-largoje-te-fortet-me-makina-luksoze