Ex-Bürgermeister von Vore: Agim Kajmaku mit Kokain in Italien verhaftet

und Aleksandër Sadikaj ein Berufskrimineller wurde in die Luft gesprengt in Tirana

Mafia style murder in Tirana; Car bomb kills 27-year-old driving in motorway

11/06/2022 21:25

A quantity of explosives placed in the front part of the moving vehicle killed today 27-year-old Aleksandër Sadikaj at the southern exit of Tirana.

Police are not sure if the 27-year-old was the target of the attack as the vehicle in which the explosive was placed was not in his name.

To clarify the event, the police are focusing on the criminal precedents of the victim.

The perpetrators are thought to have followed the 27-year-old at a distance and when his vehicle was on the Tirana-Elbasan highway, they blew him up while there were no other vehicles near it.

Aleksandër Sadikaj, originally from Berat, shared his life between Tirana and Memaliaj, where he had built an agritourism business for more than a year.

The 27-year-old, since 2011 turns out to have been arrested 5 times by the police for theft, wounding, attempted murder and opposition to police officers.

Top Channel

Ekskluzive/ U kap me 20 kg kokainë në Itali, ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku nuk ishte vetëm! Së bashku me nipin ndërronin vazot e luleve! U ‘fundosën’ nga pronari i fidanishtes

Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku nuk ishte vetëm kur u arrestua nga policia italiane për trafik droge. Ai kishte përfshirë edhe nipin e tij. Dajë e nip blinin lule të vogla dhe i fusnin në vazo të mëdha për t’i mbushur me drogë, gjë që e vuri re pronari i fidanishtes ndaj njoftoi karabinierët që më pas bënë të mundur arrestimin e tyre.

Arsen Rusta Arsen Rusta 
12 Qershor, 07:48 | Përditesimi i fundit: 12 Qershor, 13:32

Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku nuk ishte vetëm kur u arrestua nga policia italiane për trafik droge. Kur u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto ishte së bashku me nipin e tij. Dajë e nip, njëri banues në Itali dhe tjetri në Shqipëri akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike.

Arrestimi u bë me 27 maj 2022 dhe nëse kokaina që u kap nga policia italiane do të hidhej në treg, do të kapte vlerën rreth 1 milion euro. Lënda narkotike ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte të njohur nga Grottamare. Karabinierët vunë re një furgon aty pranë dhe identifikuan dy shqiptarë, të cilët i ndoqën.

REAGIMET për arrestimin e Agim Kajmakut/ Alibeaj: Rama e mbrojti nga drejtësia! Bardhi: Kriminalizoi qeverisjen qendrore e lokale! Berisha: Pasqyroi fytyrën e qeverisë

Kajmaku, së bashku me nipin e tij, kishin mbërritur në shtëpi me një makinë Volksëagen Polo, të punësuar, së bashku me familjarët, gjithsej katër persona.

Karabinierët kontrolluan shtëpitë e tyre në Ascoli por nuk gjetën asnjë gjurmë droge. Dajë e nip kishin blerë bimët e vogla në fidanishte por vendosën që të bënin ndryshim dhe t’i vendosnin në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal në mënyrë që të fshihnin drogën brenda. Para se të bëhej ndryshimi, pronari i fidanishtes pa lëvizje të çuditshme dhe njoftoi menjëherë karabinierët. Kështu u bë i mundur arrestimi i Kajmakut dhe nipit të tij, por ende nuk dihet destinacioni i kokainës.

Kujtojmë se Kajmaku, para se të bëhej kryebashkiak i Vorës, merrej me biznesin e fidanëve, farërave dhe plehrave, me firmën e tij që quhej “Kajmaku shpk” e ku merrej me “prodhim, shitje, tregim shumë e pakicë farash, fidanëve, pemëve frutore e dekorative, etj., punim i sipërfaqeve të gjelbërta, parqe, dekore urbane…”.

Operacioni vijon dhe Italia ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Policisë Shqiptare.

Kush është Agim Kajmaku?

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:03

Del VIDEO nga operacioni për arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku

Policia italiane ka publikuar pamjet e aksionit për arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku që u kap me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij. Ata u fundosën nga pronari i fidanishtes ku blinin bimë të vogla pasi kishte vënë re se merrnin vazo të mëdha për t’i vendosur. Në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove. Operacioni i arrestimit është kryer më 27 mars të këtij viti.

Ein Berufsgangster wurde in die Luft gesprengt

Kronikë

Bomba me celular, Aleksandër Sadikaj e mbante pistoletën në brez! Dyshohet se tritoli iu vendos në makinë nga vrasës me pagesë

Në automjetin me të cilin po udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, të cilit iu vendos dhe shpërtheu një sasi prej 150 gramë tritol, u gjet edhe një armë zjarri. Sipas burimeve nga policia, arma është e llojit pistoletë dhe dyshohet se viktima e mbante në makinë për vetëmbrojtje, për shkak të ngjarjeve që kishte përjetuar në të kaluarën.

Redaksia 12 Qershor, 10:13 | Përditesimi i fundit: 12 Qershor, 16:35

Në automjetin me të cilin po udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, të cilit iu vendos dhe shpërtheu një sasi prej 150 gramë tritol, u gjet edhe një armë zjarri. Sipas burimeve nga policia, arma është e llojit pistoletë dhe dyshohet se viktima e mbante në makinë për vetëmbrojtje, për shkak të ngjarjeve që kishte përjetuar në të kaluarën.

Pistoleta që i kanë gjetur, ka qenë në tokë jashtë makinës, e cila i ka rënë Sadikajt, pasi e ka pasur në brez. Pistoleta e gjetur ishte me krehër të dëmtuar. Makina, të cilës ju vu sasia e tritolit rezulton në emër të Petrit Osmanit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet e para janë për vrasës me pagesë, por gjithçka është në fazë fillestare hetimi. Autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë.

Zgjedhjet e brendshme, Veliaj: PS e vetmja forcë që mund të ndryshojë Shqipërinë! Përfundojmë Unazën e Tiranës dhe projektet

Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Hetimet janë përqendruar tek kamerat e sigurisë pranë shtëpisë për të zbuluar autorët pasi mund të jetë vendosur tritoli gjatë natës kur makina ishte e parkuar ose në ndonjë lavazh.

Hetuesit po punojnë për gjurmimin përmes kamerave të sigurisë të lëvizjeve që ka kryer viktima me automjetin e tij, për të zbuluar në çfarë vendi është instaluar lënda plasëse.

Si ndodhi ngjarja?

Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Autorët janë treguar të kujdesshëm, kjo pasi kanë vendosur që të bëjnë shpërthimin e komanduar në një moment kur nuk ka pasur në rrugë asnjë makinë tjetër përreth Sadikajt, duke shmangur rrezikun që nga ai shpërthim të vritej një person i pafajshëm. Nga shpërthimi Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, por ia ka dalë që të dilte vetë nga makina, siç shihet edhe në foton që Report Tv disponon. Ai është ndihmuar edhe nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që t’i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë humbi jetën.

Kush është Aleksandër Sadikaj?

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. 3 vite më parë, në korrik të 2019, ishte i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale ku ka tentuar që të vrasë me thikë 40-vjeçarin nga Vlora Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Ndërkohë, rezultonte si autor i disa vjedhjeve apo kundërshtimeve të urdhrave të policisë. Përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh ai dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës. 

U vra dje me shpërthim me telekomandë, ja video që 27 vjeçari Sadikaj publikonte në rrjetet sociale

https://videosh.duckdns.org/YouPHPTube/videoEmbed/696/u-vra-dje-me-shperthim-me-telekomande-ja-video-qe-27-vjecari-sadikaj-publikonte-ne-rrjetet-sociale?channelName=Shqiptarja1

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që ndërroi jetë ditën e djeshme pasi i shpërtheu makina në afërsi të TEG-ut publikonte në rrjete sociale video nga më të ndryshmet, mes të cilave edhe mënyra se si kujdesej për pamjen e jashtme. 

Pista kryesore e hetimeve

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për mbledhur prova që mund t’i çojnë drejt autorëve të mundshëm, ndërsa janë marrë edhe kamerat e sigurisë së një karburanti aty pranë. I pranishëm ishte edhe drejtori i Policisë Kriminale Tiranë, Tonin Vocaj. Pistë kryesore e hetimeve mbetet e shkuara e të riut. Megjithatë pritet që të shikohet nëse ai ka pasur ndonjë konflikt së fundmi. Për të hedhur më shumë dritë, pritet që të merren në pyetje familjarët e tij.

https://shqiptarja.com/lajm/i-shpertheu-makina-ne-levizje-aleksander-sadikaj-kishte-arme-me-vete-dyshohet-se-tritoli-iu-vendos-nga-vrases-me-pagese

Ein Gedanke zu “Ex-Bürgermeister von Vore: Agim Kajmaku mit Kokain in Italien verhaftet”

  1. Bashkëshorti u kap me drogë, Merita Kajmaku 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime familjare dhe nga biznesi

    Ish kryebashkiaku i Vorës që u kap me 20 kg kokainë në Itali deklaron pasuri me vlerë miliona euro me burim të pretenduar nga kompania e farave dhe kursime familjare.
    Adriatik Doci Adriatik Doci
    17 Qershor, 14:59 | Përditesimi i fundit: 17 Qershor, 19:29

    [Rrit madhesinë e shkrimit] [Zvogëlo madhesinë e shkrimit]

    Ish kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij. Arrestimi nga autoritetet italiane e bën Kajmakun dhe të afërmit e tij automatikisht subjekt të ligjit anti-mafia, për verifikimin e pasurive nëse janë produkt i aktiviteteve të paligjshme apo me burime të ligjshme.

    Po cila është pasuria e deklaruar nga Agim Kajmaku dhe bashkëshortja e tij Merita Kajmaku, pasuri e cila mund të jetë objekt verifikimi nga prokuroria?

    https://shqiptarja.com/lajm/bashkeshorti-u-kap-me-droge-merita-kajmaku-19-milione-usd-ne-banke-jane-kursime-familjare-dhe-nga-biznesi

    Gefällt mir

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s