Morina: 15 Grenzpolizisten suspendiert, wegen Erpressung von Geld für illegalen Grenzübertritt

Abhör Kameras wurden von den Polizisten zerstört, einen Tag vor Festnahme, als man die Kameras entdeckte

Kronikë

EKSKLUZIVE/ Korrupsioni në Morinë, GJKKO në lë burg 15 policë, 12 në arrest shtëpie, pezullohen 4 të tjerë! Pak ditë para se t’iu viheshin prangat pikasën kamerat e përgjuesit e BKH dhe i thyen

Pak dite para arrestimit, efektivët e policisë kanë pikasur kamerat përgjuese dhe mikrofonët e BKH dhe i kane thyer ato. Por këto kamera zbuluan 312 raste korrupsioni, me zë e figurë. Gjykata e Posaçme lë në fuqi kërkesën e SPAK për efektivët, 4 pezullime, 12 arrest shtëpie dhe 15 arrest me burg

Arsen Rusta Arsen Rusta 
10 Prill, 09:45 | Përditesimi i fundit: 10 Prill, 19:28

Report Tv ka zbardhur emrat e policëve të arrestuar  dhe të pezulluar nga detyranë pikën e kalimit kufitar në Morinë për korrupsion dy ditë më parë, pasi u zbuluan se u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin.

Por këto kamera zbuluan 312 raste korrupsioni, me zë e figurë, që çuan në pranga policët. Arrestimet janë bërë në zyrat e drejtorisë kufitare, u përdor si truk thirrja e analizës 3 mujore të punës së drejtorisë se kufirit, ndërsa policëve iu vunë prangat brenda në mbledhje. Po ashtu u pezullua nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës, Fran Kaçorri.

GJKKO në një seancë rreth 5 orë ka vendosur që të lë në fuqi masat e SPAK, ku 15 efektivë u lanë në ‘Arrest me burg”, 14 në “arrest shtëpie”, ndërsa 4 të tjerë u pezulluan nga detyra. Gjatë seancës pala mbrojtëse i ka kërkuar GJKKO që të shpallë moskompetencë për këtë çështje dhe dosja t’i kalojë Prokurorisë së Kukësit, por që nuk është pranuar.

Sipas SPAK, dyshohen se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave. Policët shqiptarë bashkëpunonin me ata të Kosovës, ndërsa autoritet atje njoftuan se kanë arrestuar 26 policë.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Report Tv siguroi edhe videon ekskluzive të efektivëve të arrestuar, ku pamjet tregonin mënyrën sesi grumbulloheshin dhe ndaheshin paratë ndërmjet efektivëve. Njëra nga efektivet shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.

Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

Policët e arrestuar

1.       Laert Sulo (Burg)

2.       Ani Haxholli (Burg)

3.       Emilton Asllanaj (Burg)

4.       Halim Shehu (Burg)

5.       Arben Kastrati (Burg)

6.       Arjan Sokoli (Burg)

7.       Dashnor Braha (Arrest shtëpie)

8.       Elidjana Toçilla (Arrest shtëpie)

9.       Endrit Uka (Arrest shtëpie)

10.     Fatri Iseberi (Burg)

11.     Fatri Braha (Burg)

12.     Gëzim Duraku (Arrest shtëpie)

13.     Haqif Halilaj (Arrest shtëpie)

14.     Kapllan Dogjani (Burg)

15.     Sazan Ibra (Arrest shtëpie)

16.     Mimoza Shahinaj (Arrest shtëpie)

17.     Muhamet Cengu (Burg)

18.     Urim Lami (Burg)

19.     Rezarta Lako (Arrest shtëpie)

20.     Vehbi Nerguti (Burg)

21.     Xhuljana Maksutaj (Arrest shtëpie)

22.     Bedri Duraku (Burg)

23.     Arben Goçi (Burg)

24.     Reni Dokolli (Burg)

25.     Shpëtim Cenaj (Arrest shtëpie)

26.     Atli Jashari (Arrest shtëpie)

27.     Xhaferr Elezi (Arrest shtëpie)

Të pezulluar nga detyra:

1.       Fran Kacorri

2.       Arta Rredhaj

3.       Avni Tershalla

4.       Sule Onuzi

https://shqiptarja.com/lajm/merrnin-leket-nen-dore-dhe-ndanin-ryshfetin-me-njeritjetrin-report-tv-zbardh-emrat-e-32-policeve-te-arrestuar-ne-morine-pak-dite-para-se-tiu-viheshin-prangat-pikasen-kamerat-e-pergjuesit-dhe-i-thyen

Ein Gedanke zu “Morina: 15 Grenzpolizisten suspendiert, wegen Erpressung von Geld für illegalen Grenzübertritt”

  1. 2007 war das total abgeschafft, unter Deutscher Leitung. PAMECA II Polizei Mission der EU

    jetzt wird 20 € kassiert wer gefälschte Visas hat mit Kosovo Pass

    Tentoi të korruptonte policin me 20 euro në Durrës, nën hetimi i riu

    Një 28-vjeçar është nën hetim pasi tentoi të korruptonte efektivin duke I dhënë 20 euro.
    Redaksia 16 Prill, 10:30 | Përditesimi i fundit: 16 Prill, 11:21

    [Rrit madhesinë e shkrimit] [Zvogëlo madhesinë e shkrimit]

    Një 28-vjeçar është nën hetim pasi tentoi të korruptonte efektivin duke I dhënë 20 euro. Ngjarja ka ndodhur në portin e Durrësit ku 28-vjeçari Xh. T., ka tentuar të korruptojë efektivin me 20 euro pasi kishte mangësi në dokumentacion.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Xh. T., 28 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. https://shqiptarja.com/lajm/tentoi-te-korruptonte-policin-me-20-euro-ne-durres-nen-hetimi-i-riu?r=read_more

    Gefällt mir

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s