Der Italiener, „Davide Pecorelli,“, wurde bei Puke tot aufgefunden

Ein Italiener wurde nach 14 Tagen tot in seinem Auto verbrannt aufgefunden. Im August meldete er ein Gewerbe in Vlore an, Friseur Bedarf.

Dann fuhr er nach Nord Albanien, hatte auch noch eine Albanische Frau, und mietete sich in einem Hotel in Puke ein, einer absoluten Wildwest Gegend. Ein Experte erklärt: Drogen Handel Netzwerke baute er wohl auf. Wahrscheinlich durch eine Handy Bombe hingerichtet, mit seinem Mietauto,oft von der NATO ausgebildet.

Italiani gati 2 javë i zhdukur, në makinën e djegur në Pukë u gjet skeleti pa shenja dhune! Hetuesit shqiptarë: Zjarri aksidental! Zbardhen lëvizjet në Pukë

Zbardhen detaje të reja nga biznesmeni italian Davide Pecorelli, 45 vjeç, i cili vijon të jetë i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë, në rrethana ende të paqarta. Në makinën e djegur në Pukë e cila ishte marrë me qera nga biznesmeni është gjetur një skelet. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN.

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja biznesmenit italian Davide Pecorelli, 45 vjeç, i cili mendohet se është gjetur në makinën e marrë me qira prej tij, që u gjet e djegur pasditen e 6 janarit në Pukë, ende në rrethana të paqarta. Në makinën e djegur është gjetur një skelet që dyshohet se është i tij. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN, e cila do të krahasohte me atë të familjarëve të ish-arbitrit italian.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se hetuesit shqiptarë deklarojnë se janë të bindur se zjarri është aksidental ndërkohë që priten përgjigje për trupin në makinë. 

LEXO EDHE:
Shqipëria dhe Greqia marrëveshje për luftën kundër krimit ndërkufitar dhe atij të organizuar, krijohet qendra e kontaktit në Kakavijë (VIDEO)

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në eshtrat e gjetura s’ka dëmtime me plumb apo shenja dhune. Sipas hetuesve ngjarja është aksidentale dhe bëhet fjalë se eshtrat janë të biznesmenit, por në fund do jetë ADN-ja ajo që do e faktojë. 

Sipas informacioneve brenda makinës së djegur janë gjetur gjithashtu edhe detergjentë dhe produkte të tjera kozmetike për parukeritë, biznes të cilën Pecorelli e kishte në Itali dhe mendohet se e hapte edhe në Shqipëri. Një orë dhe një telefon që i kanë shpëtuar djegies janë të tjera mjete që janë gjetur në makinë dhe që do të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Report Tv ka siguruar pamje të makinës duke u djegur dhe është e pakuptueshme  se si nuk duket fare një trup duke u djegur. 

Referuar qëndrës kombëtare të biznesit rezulton se më 19 gusht 2020 ai ka regjistruar aktivitetin e tij tregtar në Vlorë duke përdorur si adresë apartamentin në lagjen Pavarsia në një pallat në katin e 6-të. Biznesi i tij ka qenë dhe arsyeja e vizitës së tij të fundit.

Nga “GPS” i makinës ka rezultuar se mjeti i marrë me qira nga italiani ka lëvizur nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, më pas në Pukë ku ka fjetur dy netë në Hotel Turizmi. Ai kishte prenotuar edhe për një natë të tretë. Më 6 Janar ai ka patur kontaktin e fundit me të afërmit e tij dhe nga ai moment komunikimet janë ndërprerë. Është kjo dëshmija e bashkëshortes shqiptare të biznesmenit italian Davide Pecorelli. Ajo ka thënë për hetuesit se pasditen e 6 janarit, të mërkurën Davide ka qenë onlinë në WhtasUp. Ndërkaq gruaja e biznesmenit ka thënë se nuk e di nëse “Davide ka pasur probleme me dikë”.

Policia shqiptare nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ndërkaq mediet italiane kanë zbardhur mesazhin e fundit që ai u kishte dërguar punonjësve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

„Do të kthehem rreth 10 janarit“, ishte ky mesazhi i fundit, për disa punonjës. 

Komuna e San Giustino, ku 45-vjeçari është vendas dhe banor, ka reaguar për historinë që po krijon një mister të madh.

„Ne jemi thellësisht të shqetësuar për vdekjen e Davide Pecorelli, një sipërmarrës i njohur vendas dhe i njohur gjithashtu për formimin e tij sportiv, me shpresën se ky thriller do të zgjidhet pozitivisht. Ne jemi pranë familjes, të cilët nuk kanë dëgjuar më nga Davide për ditë me radhë“, tha Kryetari i Bashkisë Paolo Fratini, në emër të administratës.

Biznesmeni, sipas medieve të huaja kishte probleme me bizneset, si me hotelin në Lama ashtu edhe me qendrat e bukurisë dhe dyqanet në San Giustino, Sansepolcro, Città di Castello dhe Corciano.

Pecorelli ka ardhur në Tiranë ditët e para të vitit. Me të mbërritur në aeroport, siç konfirmojnë burimet nga media lokale, Davide mori me qira një automjet Skoda Fabia, që u gjet disa ditë më vonë e djegur në rrugën Gjegjan-Reps në Pukë në rrethana ende të paqarta.  https://shqiptarja.com/lajm/i-zhdukur-prej-me-shume-se-10-ditesh-ne-shqiperi-zbardhet-mesazhi-i-fundit-i-biznesmenit-italian-per-punonjesit

Andere Attentate, mit Handy Bomben