EU Schrott Straßenbau ohne Drainage, ohne Untergrund, wenig Asphalt als System des Betruges
Pamje të frikshme/ U rikonstruktua vitin e kaluar, çahet në dysh rruga në Borsh për shkak të reshjeve të shiut
Reshjet masive kanë sjellë jo pak problematika në akset rrugore në vendin tonë. Aksi rrugor Sarandë-Borsh është çarë në mes duke e bërë të rrezikshme dhe të pakalueshme.

Reshjet masive kanë sjellë jo pak problematika në akset rrugore në vendin tonë. Aksi rrugor Sarandë-Borsh është çarë në mes duke e bërë të rrezikshme dhe të pakalueshme. Mësohet se kjo rrugë është rikonstruktuar pranverën e kaluar. ARRSH njoftoi se po punohet për menaxhimin e trafikut.
„Në aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës. Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim. Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks“, njoftoi ARRSH.
Lajmi kryesor: Reshje masive/ Lezha nën ujë, në Shkodër zbarkon ushtria! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa akse rrugore! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale
Ora 10:43 Pamje të frikshme/ Reshje masive, çahet rruga në Borsh 14 / 14
1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
1 / 14