Dyshohet se përdorej për trafik droge/ Jahti me flamur slloven u gjet i braktisur në zonën e Patokut
3 orë më parë

Nuk ka ende asnjë të dhënë për jahtin e braktisur prej 3 ditësh në afërsi të Ishmit. Jahti me flamur slloven është gjetur i braktisur në afërsi të Shëngjinit dhe është mbajtur nën vëzhgim nga policia kufitare
Policia kufitare fillimisht është larguar pasi ka parë jahtin pasi nuk ka pasur njeri në të. Por është rikthyer ditën e dytë kur e ka gjetur sërish të braktisur dhe për këtë arsye e ka marrë dhe e ka ankoruar në Portin e Shëngjinit. Ka dyshime se sapo kanë konstatuar policinë personat që ndodheshin në bord janë larguar me një gomone dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin brenda jahtit.
Jahti mendohet se përdorej për trafik droge dhe ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi. Aktualisht autoritetet nga prokuroria e Lezhës kanë nisur hetimet, ndërsa po merren kontakte me portet e vendeve fqinje për të zbuluar pronarin apo personat që mund të kenë qenë në bord. Lojtës Videosh
Nicht das Erste Mal, es stranden auch Schmuggler Yachten, mit Türkischer Flagge, Russen Skipper, oder aus der Ukraine
Ein Franzose: Baron Nicolas wurde entdeckt, der sagt die Yacht gehört ihm, der sich illegal in Albanien aufhielt, dort ankerte um Freunde zu treffen. Wer das glaubt? Seine ID Karte wurde auf der Yacht gefunden, so das man ihn in Lezhe finden konnte
ahti i braktisur në Patok, gjendet pasaporta e francezit! Report Tv siguron dokumentin
Në jahtin e braktisur pak ditë më parë në afërsi të Patokut u gjet një dokument në emrin e francezit, i cili pretendonte pronësinë saj.
Redaksia 27 Tetor, 11:45 | Përditesimi i fundit: 27 Tetor, 13:33
[Rrit madhesinë e shkrimit] [Zvogëlo madhesinë e shkrimit]
Në jahtin e braktisur pak ditë më parë në afërsi të Patokut u gjet një dokument në emrin e francezit, i cili pretendonte pronësinë saj.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pasaportën e francezit, Baron Nicolas i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në polici.
LEXO EDHE:
Dyshohet se përdorej për trafik droge/ Pamje të jahtit me flamur slloven që u gjet mbrëmë i braktisur në zonën e Patokut, ‚pronarët‘ u larguan me gomone
Ai u mor në pyetje e më pas është lënë i lirë. ‘Jahti është i imi dhe unë ndalova të takoj disa miq, por më pas pata probleme me karburantin’, ka deklaruar francezi në komisariatin e Lezhës.
Jahti me flamurin slloven u gjet në zonën e Shëngjinit më 17 tetor. Policia bëri me dije se ai ndodhej i ankoruar aty dy ditë më parë, ku përgjatë kësaj kohe ka qenë nën monitorimin e autoriteteve.
Sipas burimeve jahte të tilla shoqërohen gjithmonë me një gomone dhe mendohet se ajo është larguar që aty para se të mbërrinte policia, çka shton dyshimet se jahti mund të përdorej për trafik droge.
Ky është jahti i dytë që gjendjet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte kapiteni Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur. Më datë 7 shtator 2019 jahti “Atik Bey” u gjet i braktisur në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, me GPS te fikur, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti dokumentet e kapitenit Sezgin Yavuz.
Lajm në përditësim…
https://shqiptarja.com/lajm/jahti-i-braktisur-ne-patos-gjendet-pasaporta-e-francezit-report-tv-siguron-dokumentin
Gefällt mirGefällt mir
Russen, Ukrainer, sind wieder mal im Hafen von Vlore, mit einer Yacht. Haben wieder mal keine Ahnugn vom Segeln. Die Yacht wurde beschlagnahmt
Bllokohet një jaht me shtetas rusë dhe ukrainas në portin e Vlorës
Bllokohet një jaht me shtetas rusë në portin e Vlorës
Jahti me të cilin po udhëtonin shtetasit rusë dhe ukrainas
Redaksia 29 Tetor, 14:11 | Përditesimi i fundit: 29 Tetor, 14:37
[Rrit madhesinë e shkrimit] [Zvogëlo madhesinë e shkrimit]
Bllokohet një jaht me shtetas rusë dhe ukrainas në portin e Vlorës. 4 shtetasit janë nisur nga Turqia për në Mal të Zi. Ata kanë deklaruar se ishin nisur në Mal të Zi për karburant. Shtetasit janë ndaluar për shkelje të kufirit shqiptarë
Vijon…
https://shqiptarja.com/lajm/bllokohet-nje-jaht-me-shtetas-rus-ne-portin-e-vlores
Gefällt mirGefällt mir