Alles Normal im EU, NATO finanzierten Verbrecher Staat: Müll Entsorgung in die Flüsse und Illegale Mafia Bauten werden zur Show beschlagnahmt

Gjoba s’bën punë! Në Rrogozhinë vijon ndotja alarmante, mbetjet urbane ende digjen pranë Shkumbinit (VIDEO)

Pas gjobës së IKMT ndaj kompanisë “Viola-Green SHPK” me seli në Tiranë që duhet të bënte pastrimin e mbetjeve urbane në Rrogozhinë, kamera e Report Tv është ndalur në landfillin në natyrë ku masa administrative 2 mln lekë duket se s’ka ndryshuar asgjë. Buzë lumit Shkumbin vijojnë të hidhen mbetjet urbane të cilat digjen në natyre, duke shkaktuar ndotje të dyfishtë: të ujit dhe ajrit.

Kryetarja e bashkisë së Rrogozhinës, Antonela Dedej në një prononcim të dhënë të martën për Report Tv tha se „konstatojmë se shumë subjekte kanë hedhur mbetje jo ligjërisht aty. Përmes një vendimi të këshillit bashkiak do të rehabilitojmë këtë zonë dhe s’do lejojmë më mbledhjen e mbeturinave“, tha ajo. Po sipas Dedejt, sipërfaqja ku sot hidhen mbeturina do të mbillet me fidanë.

Foto nga djegia e mbetjeve në Rrogozhinë pranë Shkumbinit

https://shqiptarja.com/lajm/gjoba-sben-pune-ne-rrogozhine-vijon-ndotja-alarmante-mbetjet-urbane-ende-digjen-prane-shkumbinit

Der Gangster: Lul Morina, baut illegal herum.

Ekskluzive/ OFL-ja u çoi formularin, zbardhet pasuria e vëllezërve Cafi në Shkodër, firmë peshku, njësi tregtare, hotel e restorante (VIDEO)

Shqiptarja.com” zotëron një raport të policisë së Shtetit, që bën fjalë për të kaluarën kriminale të vëllezërve Bledar dhe Gëzim Cafi në Shkodër, që të dy objekt i hetimit nga OFL-ja. Në këtë raport thuhet se dy vëllezërit Cafi ose ndryshe Bokrri, janë të dënuar jashtë dhe brenda vendit. Por kjo nuk i ka penguar ata të ngrenë biznese në qytetin e Shkodrës.

Sipas këtij raporti, Bledar Cafi ose Bokrri, i arrestuar në Francë dhe ekstraduar në Shqipëri si pjesëmarrës në një vrasje rezulton të ketë ngritur biznese në Shqipëri, si Bar-Kafe, një kompani peshkimi në lumin Buna dhe një njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë në Shkodër. Sipas raportit të policisë njësia tregtare është hapur në datën 6 prill 2018 në lagjen “Salo Halili” në Shkodër. Objekti i kësaj njësie  tregtare është “Tregtim i artikujve ushqimorë me shumicë dhe pakicë”.

https://shqiptarja.com/lajm/ekskluzive-zbardhet-pasuria-e-vellezerve-cafi-firme-peshku-njesi-tregtare-hotel-e-restorante

Illegales Bauen in Sarande, für 5.000 € direkt in die Tasche der Bau Polizei: Festnamen. Ksamli Inseln, wo Alles illegal gebaut ist

Aktualitet

Mori 5 mijë euro dhe lejoi ndërtimin pa leje në Ksamil, në pranga inspektori i IKMT-së


Publikuar në : 09:56 – 13/05/20 |

mapo.al